Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa

Bleona: Videoja më ka shqetësuar mua, familjen dhe fansat

Shko poshtë

Pa ikon Bleona: Videoja më ka shqetësuar mua, familjen dhe fansat

Mesazh nga Dg prej Sat Sep 08, 2012 11:43 am



Këngëtarja nga Shqipëria, Bleona Qereti, ka reaguar pas publikimit në internet të në një videoxhirimi ku ajo shfaqej e zhveshur lakuriq.
Sipas agjencisë informative Presheva Jonë, Bleona është shprehur e indinjuar duke thënë se ajo video është regjistruar fshehurazi, derisa ajo përgatitej për një koncert në Shkodër.

Këngëtarja ka thënë se kjo video i ka shkaktuar shqetësim të madh familjes dhe asaj vetë dhe për këtë arsye ka kërkuar mirëkuptimin e njerëzve.

“Miqtë e mi, sikundër e keni parë këto dy ditë në internet po qarkullon një video, me përshkrimin ‘Bleona Nudo’. Siç besoj e keni kuptuar, parë edhe ju, ajo është një video e xhiruar me celular nga një person (s’di në duhet ta quaj fans), i cili pasi e ka kryer vjedhurazi këtë regjistrim e ka shpërndarë në YouTube dhe rrjete të tjera. E ndjeva të nevojshme ta bëja këtë sqarim për të gjithë fansat që po më shkruajnë ‘non-stop’ në Facebook. Unë kam qenë duke u bërë gati për performancën e radhës që kisha në Shkodër, kur ky person ka çarë çadrën, ku ne kishim improvizuar dhomën e ndërrimit dhe ka bërë këtë video, e cila na ka shkaktuar shqetësim mua, familjes dhe fansave të mi. Shpresoj në mirëkuptimin tuaj! Bleona”, ka shkruar këngëtarja në faqen e saj në Facebook.

Ndryshe, gjatë ditës së shtunë Bleona ka bërë provat për koncertin në Prishtinë. Një fragment nga përgatitjet e këngëtares që synon tregun botëror, mund të shihni në videon e mëposhtme

_________________
www.Albveraa.Tk Ketu Rrjedh Muzika Shqipe Gjithqka Premier.
avatar
Dg
Super.Moderator
Super.Moderator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 1326
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 32
Regjistrim Regjistrim : 09/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Repulika kosoves
Humori Humori : Xhixha Buba
Hobi Hobi : Gjithcka Qka ta mer mendja ty
Horoskopi : Pisces

Shiko profilin e anëtarit http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi